Parada e parë Gay Pride në Bosnje-Hercegovinë është planifikuar të mbahet më 8 shtator në Sarajevë, thanë organizatorët.

Ata theksuan se objektivi është promovimi i të drejtave të popullatës homoseksuale dhe ndryshimi i perceptimit social.

Mediet lokale thanë se Gay Pride do të organizohet nga aktivistët në Sarajevë si dhe qytete të tjera përfshirë Tuzlën, Banja Lukën, Prijedorin dhe Bijeljinën.

”Ne nuk po luftojmë vetëm për liritë tonë, por për atë të të gjithë njerëzve që janë të diskriminuar. Përfaqësuesit e popullsisë LGBT diskriminohen çdo ditë në familjet e tyre, në punë, në institucione dhe në opinionin publik”, theksoi Lejla Huremoviç, përfaqësuese e ”Sarajevo Open Center”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb