Boston Celtics mbetet ende skuadra më e mirë e këtij sezoni në NBA pas fitores 106-99 arritur ndaj rivalëve të Philadelphia. Embiid me 28 pikë e Harden me 26 u përpoqën t’i japin fitoren skuadrës së tyre, por pa sukses. Për Celtics, White e Brogdon realizuan nga 19 pikë secili, por vendimtare ishin 41 pikët që erdhën nga lojtarët e stolit.

Debuton me fitore Kyrie Irving te Dallas Mavericks, që mundi 110-104 Los Angeles Clippers. Ish-lojtari i Nets ishte protagonist me 24 pikë, shënuesi më i mirë për Mavericks, ku mungoi Doncic.

Ndërsa skuadra kampione e Golden State u mund 125-122 nga Portland Trail Blazers, ku u dallua Lillard me një “triple double”, 33 pikë, 10 rebound e 11 asist.

Ndërkohë, dy lëvizje të bujshme ku janë përfshirë basketbollistë kanë ndodhur në orët e fundit të merkatos në NBA. Nga Brooklyn, pas Irving, është larguar edhe Kevin Durant, duke u transferuar tek Phoenix Suns. Ndërsa Russell Westbrook ka lënë Lakers dhe kalon te rivalët e Utah Jazz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb