SHBA, Kina, Arabia Saudite, India dhe Franca japin së bashku më shumë para për armatimin, se të gjitha vendet e tjera në botë, ne total 60%  sipas Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Paqes në Stokholm. Në vitin që lamë pas u shpenzuan 1.8 trilionë dollarë për armatime super të shtrenjta.

Nga llogaritjet për mbrojtjen u shpenzuan 2,6% më shumë se ne 2017 thotë instituti në fjalë.

Ne vend te pare renditet Shetet e Bashkuara te Amerikes , e cila shpenzoi plot $649 miliardë dollarë ose sa totali i 8 vendeve marrë së bashku.

Drejtuesi i projektit, Nan Tian i tha “Deutsche Welle”-s se Shtetet e Bashkuara po vënë në jetë një program të zgjeruar modernizimi të ushtrisë, në kuadër të të cilit 1.8 miliardë dollarësh do të jepen gjatë 20 viteve të ardhshme, si për armët konvencionale, ashtu edhe ato nukleare.

Në vend të dytë është Kina me 250 miliardë dollarë shpenzime për armatim duke e rritur buxhetin për mbrotjen në 5%.

Studimi Per Armet 3

Në raportin e sivjetshëm, Rusia ka zbritur për herë të parë në vendin e 6, duke u rreshtuar pas Francës që vjen e pesta.

Sipas Tian, kjo megjithatë nuk do të thotë patjetër se Rusia ka dhënë më pak për shpenzimet ushtarake, por për shkak se shifrat e institutit janë të llogaritura në dollarë.

Konflikti Rusi-Ukrainë po ashtu e shton situatën e tensionuar dhe bën të rriten shpenzimet ushtarake.

Ukraina ka dhënë vitin e kaluar afro 4.8 miliardë dollarë për armatimin, një rritje me 21%.

Por, edhe vende si Bullgaria, Letonia, Lituania, Rumania dhe Polonia i kanë rritur shpenzimet ushtarake për t’iu përgjigjur kërcënimeve  nga Rusia.

Në Bashkimin Europian, më shumë ka shpenzuar Franca , e ndjekur nga, Gjermania dhe Britania e Madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb