KOSOVË

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli është shprehur se Epopeja e UÇK-së e udhëhequr nga Komandanti legjendar, Adem Jashari shënon kulminacionin e sakrificës, “që populli ynë dhe ushtria e jonë bënë për lirinë dhe pavarësinë që ne e gëzojmë sot”.

Ai shprehet se guximi që kishte UÇK-ja bëri jehonë në botën e lirë, ndërsa siç thekson Pacolli, veprimi heroik i saj është marrë si shembull dhe nga kombet e tjera liridashëse.

“Epopeja e UÇK-së, e udhëhequr nga Legjendari, Komandant Adem Jashari, shënon kulminacionin e sakrificës, që populli ynë dhe ushtria e jonë, bënë për lirinë dhe pavarësinë që ne e gëzojmë sot. Bota perendimore habitej me guximin, sakrificën, flijimin, dhe vullnetin e shqiptarëve për liri dhe shtet.

UÇK-ja ishte në ballë të kombit, përderisa ajo çfarë gëzojmë sot, ishte besimi i ushtarëve, se kjo tokë e ky vend, përherë ka qenë, është, dhe do të mbetët, amaneti i njerëzve tē saj.

Epopeja e UÇK-së është vullneti i njerëzve që i bëjnë të gjitha për këtë vend, dhe që janē në shërbim të atdheut, me mish e me shpirt. E befasuar nga guximi i hekurt i saj, bota e lirë, i thuri lavde UÇK-së, duke e përkrahur dhe duke e marrë si shembull të kombeve liridashëse kudo në botë. Lavdi!”, shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb