Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar sektorin e bujqësisë dhe rritjen e çmimeve, duke paralajmëruar fermerët shqiptarë për falimentim.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sula ka shkruar se e gjithë bota kthen vëmendjen nga bujqësia, ndërsa Shqipëria ka në fokus PPP-të. Sakaq ai ka renditur arsyet pse duhet investuar në sektorin e bujqësisë.

Sakaq ai tha se falimentimi i fermerëve shqiptarë është i sigurt, pasi fermerët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut marrin mbështetje nga shteti i tyre dhe si përfundim blerësit do drejtohen te çmimi më i lirë dhe prodhimet shqiptare do të përfundojnë në kanal.

Postimi i plotë i Sulës:

E gjithë bota kthen vëmendjen nga bujqësia ndërsa Shqipëria fokusin te PPP.

Lufta në Ukrainë ndërgjegjësoi të gjithë qeveritë e botës të rrisin mbështetjen ndaj bujqësisë për të amortizuar pasojat e luftës. Por situata çmimeve e shkaktuar nga agresioni rus nuk ka shqetësuar aspak qeverinë tonë. Kjo e fundit as nuk e çon nëpër mend të të ndihmojë këtë sektor sepse fokusin e ka te qartë: Konçesione dhe PPP të dyshimta.

Banka Botërore, në raportin për Ballkanin Perëndimor referoi se, Shqipëria kishte mbështetjen më të ulët për fermerët, me vetëm 0.3 për qind të PBB-së më e ulëta në Rajon. (Grafiku qe shoqeron postimin e shpjegon angazhimin e qeverive ne ndihme të bujqesise)

Të gjitha qeveritë në Ballkan gjatë krizës së çmimeve vitin e fundit u përqendruan në uljen e inflacionit për të gjithë konsumatorët përmes kontrollit të çmimeve të ushqimeve. Mali i Zi aplikoi ulje të taksave, Maqedonia e Veriut ulje të taksave dhe kufizim të eksportit, Serbia reduktim të tarifave të eksportit, ndërsa Shqipëria synon kontroll të çmimeve me borde qeveritare.

Duket se kjo qeveri ka një armiqësi ndaj popullit të vet. Në të njëjtën kohë që jep ndihmën më të ulët në rajon ndaj fshatarëve që merren me bujqësi, propagandon edhe Ballkanin e Hapur. Nismë që i fundos përfundimisht fermerët shqiptarë. Falimenti i tyre është i sigurt sepse fermerët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut marrin më shumë mbështetje nga shteti tyre dhe kosto për një kilogram domate është më e ulët sesa në Shqipëri. Blerësit sigurisht do drejtohen te çmimi më i lirë dhe kështu produktet shqiptare do përfundojnë në kanal.

344742178 3486522491666958 4891526813075876202 N
344742178 3486522491666958 4891526813075876202 N

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: