Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë mbyllën pasditen e sotme përgatitjet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Andorrës.

Takimi Shqipëri – Andorra do të luhet nesër në “Arenën Kombëtare”, në Tiranë, në orën 20:45.

Biletat për këtë takim të rëndësishëm janë në shitje online në ebileta.al dhe fizikisht pranë pikës së shitjes që ndodhet pranë hyrjes tribunës kryesore të stadiumit “Arena Kombëtare”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb