Skiatorja shqiptare Lara Colturi vazhdon të tregojë nivel të lartë dhe konkurrueshmëri në Kupën e Botës, këtë herë në pistën ikonike të Semmeringut, Austri. Skiatorja shqiptare regjistroi një rezultat të shkëlqyer në garën e parë, por ndalet në garën finale

Në garën e parë të Slalomit, Lara realizoi një paraqitje brilante, duke u renditur e 3-ta në botë, rezultat që konfirmon ritmin, teknikën dhe qëndrueshmërinë e saj mes skiatoreve më të mira ndërkombëtare.

Megjithatë, në garën e dytë dhe atë finale, një pengesë gjatë manovrave teknike bëri që Lara të mos mund ta përfundonte garën, duke u detyruar të ndalonte para vijës së fundit.

Podiumi i garës finale u përmbyll si vijon:

  1. Julia Scheib (Austri)
  2. Camila Rast (Zvicër)
  3. Valerie Grenier (Kanada)

Megjithatë një tjetër paraqitje positive mund të konsiderohet kjo padyshim për skiatoren shqiptare, drejt realizimit të objektivave të mëdha, ku i radhës është përfaqësimi i Shqipërisë në Kupën e Botës dhe drejt Milano–Cortina 2026.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb