Cristiano Ronaldo rrezikon të humbasë Botërorin, jo vetëm sepse përfaqësuesja e tij nuk arriti të sigurojë  kualifikimin pas humbjes në Dublin ndaj Irlandës, por edhe sepse lojtari i tij më i rëndësishëm i tyre mund të marrë disa ndeshje pezullim.

Ylli u përjashtua gjatë takimit kundër Irlandës pas një goditjeje me bërryl ndaj Dara O’Shea. Sipas rregullave të FIFA, Ronaldo mund të marrë tri ndeshje pezullim. Njëra prej tyre do të shlyhet në ndeshjen tjetër për kualifikim kundër Armenisë, dhe dy të tjera gjatë dy sfidave të para të grupeve në Botëror.

Pas këtij episodi në mbrojtje të CR7  doli tekniku i iberikëve , Roberto Martinez, i cili deklaroi: se ndaj Ronaldos ka patur kontakte të vazhdueshme me kundërshtarët gjatë gjithë ndeshjes dhe se ai nuk ka ushtruar dhunë ndaj tyre, por është përpjekur vetëm t’i largonte.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb