1/8 mbetet një tabu e madhe për Zvicrën, as këtë herë nuk arritën të kalonin këtë prag, Portugalia rezultoi një kockë e fortë. “Magjia” e dyshes Xhaka-Shaqiri këtë herë nuk pati efekt përballë Ramos dhe yjeve të tjerë luzitanë, por dy yjet shqiptarë e fituan Botërorin e tyre pas ndeshjes me Serbinë.

Goli i Shaqirit dhe ajo që bëri Xhaka do të kujtohen gjatë, ishte një moment shumë emocionues që solli pak aromë kuqezi në Botëror. Shaqiri me golin e tij u bë pjesë e historisë së Botëroreve, duke u bashkuar me yje si Messi, Ronaldo e Perisic, si një nga katër lojtarët që ka shënuar gol në tre botëroret e fundit.

Shaqiri Xhaka 5
Shaqiri Xhaka 5

Xhaka u shpall njeri i ndeshjes në sfidën më të rëndësishme të jetës, ndërsa i bëri gol Serbisë duke festuar me Jasharin në gjoks.

Xhaka
Xhaka

Pavarësisht këtyre fakteve dhe detajeve, Shaqiri dhe Xhaka shprehën keqardhjen që nuk arritën të kalonin më tej, por si dy profesionistë uruan Portugalinë për kualifikimin e merituar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: