Debatet në PS, pas qëndrimeve kritike të shprehura publikisht nga Erion Braçe dhe Elisa Spiropali ndaj kryeministrit Edi Rama, për analistin Mentor Kikia janë qëndrime parimore të cilat rreken të ndryshojnë mjedisin dhe frymën e drejtimit të PS.

I ftuar në “Programin e drekës” në News24 me Daljana Sejdia, Kikia tha se 2 deputetët në fjalë nuk mendojnë njësoj me kryesocialistin, por ai nuk sheh se prej tyre mund të ndryshojë diçka thelbësisht në PS.

Për Kikinë, Erion Braçe në Parlament voton rregullisht projektligjet e PS, ndërsa në rrjetet sociale shprehet kritik.

Sipas tij, qëndrimet e Elisa Spiropalit janë parimore për frymën, garën dhe mënyrën e drejtimit të partisë dhe kjo shtoi ai është ambicia e një njeriu për të ndryshuar mjedisin aty brenda në parti vendos njëri dhe të tjerët thjesht dëgjojnë e duartrokasin.

“Janë thjeshtë 2 deputetë që nuk mendojnë si Rama për momentin. A mund të përçajnë PS-në Braçe dhe Spiropali? Erion Braçe në Parlament ka votuar pro mazhorancës, nuk ka kundërshtuar asnjë projektligj. Në Parlament, Braçe ka qenë socialist edhe më fanatik se gjithë socialistët e tjerë, ndryshe nga sa shprehet në qëndrimet e tij në rrjetet sociale.

Znj.Spiropali nuk flet vetëm për gropat e rrugës së Tiranës dhe koshat e Tiranës, por ka ca qëndrime më parimore për frymën, garën dhe mënyrën e drejtimit të partisë. Kjo është ambicia e një njeriu për të ndryshuar mjedisin aty brenda në parti vendos njëri dhe të tjerët thjesht dëgjojnë e duartrokasin. Zonja Spiropali ndryshoi kurs apo qëndrim në këtë situatë pasi ajo u largua, Rama e largoi në mënyrë të beftë nga posti i ministres së Jashmte. Ndërsa ka patur konfrontim me kryeminitrin Edi Rama për qëndrimet që ajo ka mbajtur para faktorit ndërkombëtarë.

Në PS ka ilaç për të gjithë kjo prej pushtetit, sepse diku ofrohet një favor ekonomik dhe diku tjetër politik”, tha Kikia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb