Politologu Alban Daci, në një lidhje në News24, i pyetur për ambicien e deputetit të PS Erion Braçe për të garuar në zgjedhjet lokale të 2027, si kandidaturë për Tiranën, e quajti këtë të pamundur të ndodhë.
Sipas Dacit, Rama nuk do ta zgjidhte deputetin që numëron 30 vjet në politikë, megjithëse ai njihet si zë kritik brenda së majtës.
Por ai ka analizuar shkaqet që e kanë çuar Braçen të shprehë vullnetin për të qenë kandidat për kryetar bashkie në kryeqytet.
“Nuk besoj se ka ca të jap në parlament, mandatin e deputetit e ka marrë duke u angazhuar dhe duke qenë zë kritik brenda PS. Nuk ka patur poste të rëndësishme dhe në fund të karrierës së tij parlamentare kërkon të kontribuojë në pushtetin vendor.
Që PS ka një program më të djathtë se qeverisja kjo është fakt. Braçe nuk ka ca të humbë, mund të ketë dëshirën e heroit politik por nuk është në asnjë rrethanë ta imponojë Ramën”, tha politologu Alban Daci.
Alban Daci: Braçe bën pjesë tek ata persona që ka mbi 20 vite në pushtet me mandate të njëpasnjëshme. Nuk besoj se ka ca të jap në parlament, mandatin e deputetit e ka marrë duke u angazhuar dhe duke qenë zë kritik brenda PS. Nuk ka patur poste të rëndësishme dhe në fund të karrierës së tij parlamentare kërkon të kontribuojë në pushtetin vendor.
Që PS ka një program më të djathtë se qeverisja kjo është fakt. Braçe nuk ka ca të humbë, mund të ketë dëshirën e heroit politik por nuk është në asnjë rrethanë ta imponojë Ramën, dhe për ta kuptuar se Brace nuk është në projeksionin e Ramës për Shqipërinë 2030. Unë nuk besoj se do të garojë si kandidaturë e PS. Këtë e them me bindje,
