Deputeti i PS Erion Braçe, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se në vend ekziston ende mentaliteti si në kohën e Turqisë.
Sipas Braçes, në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër.
Këto përfundime ai i ka nxjerrë, pasi ka lexuar librin e autores Lea Ypi.
Postimi i deputetit Erion Braçe:
Të poshtëruar – Libri shqiptar i Lea Ypit. Faqet e mesit. Thuajse 100 vjet më parë, i njëjti vend- Shqipëri, i njëjti qytet – Tirana, të njëjtat zyra publike. “Nuk punon njeri në gusht jooo, të presësh nga zyrat e shtetit të të shërbejnë në gusht është si të presësh dëborë në verë”. 100 vite me pas, një herë në dy vite është edhe më keq;
Çdo zyrtar shteti pret kush do bëhet ministër, pastaj drejtor, përgjegjës, shef i madh-i vogël, shef; Pastaj rrëmuja e organizuar-e përjetshme e Tiranës, zhurma e saj; Pastaj të gjithë të gjithëditurit që bërtasin në trafik e jo vetëm “nuk ka shtet”;
Lexoj dhe pyes; Nuk ka ndryshuar hiç gjë prej pas osmanëve apo kjo është forma e kritikës edhe për dje, edhe për sot?
