Në protestën para Kryeministrisë, një protestues, në ditën e 45-të, theksoi se tashmë jemi në një pikë kritike të historisë së Shqipërisë. Në fjalën e tij, ai solli në vëmendje edhe rastin e sulmit të sotëm të deputetit të PS, Erion Braçe, ndaj gazetarit të News 24, Marsel Rupi.
“Jemi në një pikë shumë kritike të historisë së Shqipërisë. Njerëz të vegjël po bëjnë hije të madhe. Erion Braçe ka sulmuar një gazetar, kjo është jashtëzakonisht e papranueshme. Ai e ka guximin të dalë në media sociale dhe të viktimizohet. Një njeri i tillë nuk mund të na sulmojë as fizikisht as verbalisht.
Sado fjalë të bukura mund të dëgjoni nga ta, gjithësecili duhet të bëjë një reflektim tek vetja. Nëse jeni të zhgënjyer, ejani në protesë. Nëse mendoni se ndiheni ta padëgjuar, ejani në protestë. Na sulmojnë, na ofendojnë por ne durojmë, pasi nuk biem në nivelin tuaj”- tha ai.
