TIRANE

Mbrëmjen e sotme, Grida Duma ka qenë e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, prej nga ku është bërë pjesë e rubrikës “Më mirë, më keq apo për dreq”.

Gjatë kësaj rubrike, Gridës i duhet të zgjidhte njërën prej këtyre opsioneve për të përshkruar largimin e ministrave dhe ardhjen e të rinjve.

Kur ra fjala tek largimi i ish- zv. Kryeministres Senida Mesi dhe ardhja në atë post e Erion Braçes, Grida u shpreh se i pëlqen Braçe në këtë pozicion.

” Më mirë sepse Erion Braçe është një figurë politike shumë e gjatë dhe ai përfaqëson një pjesë të socialistëve. Besoj se difekti më i madh që ka ndryshimi i Ramës në qeveri është se u mbush me teknicien. Kur bëhet një qeveri teknike, ato kanë një zë dhe eko në mendjen e njerëzve: Kriza, të gjitha qeveritë teknike kanë kriza. Të gjithë liderat kur janë në kriza, e kalojnë qeverinë tek njerëz teknikë. Rama e ka përdorur si kapakë pusete Braçen, këtë as nuk e vë në diskutim”, tha Grida.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: