Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, që ka shprehur ambicien për kandidimin për bashkinë e Tiranës, ka ngritur shqetësimin për ndotjen e ajrit në zonën e Komunës së Parisit në Tirana, duke publikuar pamje dhe reaguar për situatën.

Braçe shprehet se në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit vihet re një nivel i lartë pluhuri dhe ndotjeje, që sipas tij vjen si pasojë e punimeve në një kantier ndërtimi.

Sipas deputetit, bëhet fjalë për një kantier për ndërtimin e një trotuari, të cilin ai e cilëson si “mizerabël” dhe jashtë afateve të përcaktuara në tabelë.

Ai thekson se ndotja e ajrit në qytet ndikohet ndjeshëm edhe nga aktivitetet ndërtimore, duke shtuar se ekzistojnë mënyra për të parandaluar situata të tilla. “Ky qytet ka ajër kaq të ndotur edhe prej ndërtimit. Ka pafund mundësi që kjo të mos ndodhë më”, u shpreh Braçe, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri dhe masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit urban.

REAGIMI
TIRANA/5✋sa

KOMUNA E PARISIT PAK ME PARE;
NUK DI, SHIHNI PLUHURIN MASIV DHE NDOTJEN PO AQ TE MADHE NE ZONEN ME TE POPULLUAR!

E gjitha prej kantierit mizerabel per ndertimin e nje trotuari, edhe ky jashte afatit ne tabele!

Ky qytet ka ajer kaq te ndotur edhe prej ndertimit!
Ka pafund mundesi qe kjo mos ndodhe me!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb