Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka publikuar pamjet e protestës të opozitës nga lart ku thekson se në shesh siguria publike u cenua nga një grup politiqenësh.

Braçe thotë se “politiqenët” nuk i bëjnë dot asgjë shumicës qeverisëse.

  • foto galeri

Statusi i Erion Braçes:

“GRUSHTA AMERIKANO-GJERMANE HANE, MË TË DHUNSHËM BËHEN!

Siguria Publike është një e mirë publike; Rendi Publik është

një e mirë publike; Drejtësia e barabartë për këdo është një e mirë publike;

Imazhi i vendit është një e mirë publike;

#ESHTEEKONOMI #ESHTEEKONOMIAJOTE

Është sot, duhet të jetë edhe nesër! #JANETEARDHURATETUA #ESHTEPUNAJOTE

Cenimi i sigurisë publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerëz të dhunshëm, nuk i bën asgjë një shumice politike, zero!

Ama ekonominë tënde e godet! Mendoje pak,

dy elementët kyc të ekonomisë gjatë vitit të fundit ishin:

#INVESTIMETEHUAJA dhe #TURISTETESHUMTE

Një grusht politiqenësh të korruptuar, tamam ata që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për t’u mbrojtur, po shkatërrojnë ekonominë tuaj! Atë ekonomi që e keni ngritur vetë, me mund, djersë e sakrifica të ardhurat tuaja; Për të tjerët,

atë ekonomi që ju jep punën e prej saj edhe të ardhurat e përditshme! Mos i falni këta fundërrina që

nuk janë si ju, nuk kanë hall të nxjerrin fundin e muajit, të paguajnë rrogat e punëtorëve çdo fund muaji.

Janë tamam politiqentë që as e vrasin mendjen për ekonominë tuaj, por po bejnë cmos të kenë ekonominë e tyre! Duan para më shumë, ndaj duan pushtet sa më parë! Pa zgjedhje sepse e dinë që ju s’i votoni me kurrë. Me dhunë!

Me dhunë mbi çdo polic të shtetit të angazhuar për sigurinë publike, me dhunë mbi secilin prej jush,

ekonominë tuaj e të ardhurat tuaja!  Kur ndodh kjo, ligji duhet të mbrojë interesin publik! Ligji mbi të gjithë!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb