BRITANI E MADHE – Ata vërtetë kanë gjashtë fëmijë dhe një axhendë tepër të ngjeshur, por kjo nuk i pengon Brad Pitt dhe Angelina Jolie për të gjetur kohën për të kaluar disa momente romantike.
Brad dhe Angelina janë fotografuar teksa po shijonin një udhëtim me varkë në Vietnam. Burime bëjnë të ditur se çifti ka kaluar tre ditë në këtë vend, përpara Krishtlindjeve.
Sipas mediave ata gjithashtu kanë vizituar edhe lagjen e vjetër të Hanoi dhe një numër të madh destinacionesh turistike të njohura para se të largoheshin.
Këto janë disa fotot të udhëtimit të një prej çifteve më të famshëshm në botë.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb