Klodian Braho, kandidat në garë për kreun e ri të SPAK, teksa po raporton para KLP-së, mori një pyetje me ‘spec’ nga një anëtar i KLP-së sa i takon faktit se si e komenton termin ‘Republikë e Prokurorëve’.

Braho tha se nuk e njeh një term të tillë dhe se mendon se mund të ketë një të tillë.

“Termi ‘Republikë e Prokuroreve’ s’më shkon dhe nuk e njoh këtë term. Nuk besoj se ka Republikë të Prokurorëve në Shqipëri. Ata e kanë për detyrë që të Kodin e Procedurës Penale, dhe e vlerëson gjykata nëse e kanë bërë apo jo. Nuk ka term të tillë. Nëse vendimi i gjykatave nuk na përshtatet, atëherë shohim rrugën ligjore. Nëse gjykatat e mendojnë të gjitha këtë gjë, atëherë ka në problem me mënyrën se si njerëzit e konceptojnë të drejtën.”, tha Braho.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: