Në një reagim në Facebook Endrit Braimllari, ka ngritur shqetësimin për mungesën e ujit në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Ai shprehet se ka marrë ankesa nga banorët e zonës pasi prej një javë kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.

Braimllari ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn se kur rritën çmimin premtuan ujë 24 orë, ndërsa nuk sqarojnë qytetarët për problemet me furnizimin me ujë të pijshëm.

REAGIMI:

BASHKIA E INCENERATORIT KA HARRUAR ÇDO SHËRBIM PËR QYTETARËT!

Si anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës kam marrë ankesa nga banorët e zonës së Unazës së Re, që prej një jave kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.

Erion Qelia dhe drejtori i tij, Elton Kacillja të dalin të japin llogari përpara qytetarëve mbi arsyet pse kanë ngelur pa ujë.

UKT dhe Erion Veliaj të mos nxjerrin justifikime mbi defekte, pasi kur rritën çmimin e ujit premtuan ujë 24 orë.

Qytetarët kërkojnë shërbim dhe sqarim dhe ne si përfaqësues të tyre do të kërkojmë llogari mbi ndërmarrjet në varësi të bashkisë së Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb