Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari është takuar me gjimnazistë të Bilishtit teksa akuzon qeverinë se i ka lënë në harresë të rinjtë dhe i ka larguar nga vendi.

Braimllari bën thirrje për bashkimin e të gjitha energjive për të ndryshuar sipas tij, sistemin e kalbur.

“Ditën e djeshme, gjatë një takimi me të rinjtë e gjimnazit “Fuat Babani” në Bilisht.
Të rinjtë e Bilishtit por dhe gjithë Devollit po na bashkohen çdo ditë për të ndryshuar këtë sistem të degraduar dhe korruptiv.
Të rinjtë janë lënë në harresë nga rilindja.
Shqetësimet dhe hallet e tyre nuk dëgjohen.
Të bashkojmë të gjitha energjitë për të ndryshuar këtë sistem të kalbur i cili largoi të rinjtë, shpopulloi vendin dhe varfëroi qytetarët.
#shqiperia_shtepia_juaj??”, shkruan Braimllari.

Braimllari Fb
Braimllari Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb