Është komentuar gjatë braktisja “Fan Club”-it në “Dancing With The Stars” e aktorit të njohur Elvis Pupa, pas eliminimit javën e kaluar nga spektakli i kërcimit.

Edhe pse u duk dhe si njëfarë papërgjegjshmërie kundrejt fansave që e kishin mbështetur gjatë javëve DWTS, Elvisi tregoi këtë të diel arsyen e vërtetë të mungesës. Përmes një video-mesazhi, për “Fan Club DTWS”, Pupa ka sqaruar se nuk ishte mirë fizikisht dhe e kishte të pamundur ardhjen në studio. Pupa tha se e ka shijuar këtë eksperiencë në spektaklin e “DTWS”, por kërcimi me rregulla dhe numërimi i hapave nuk është për të, pasi është mësuar që t’i çojë këmbët ku i thotë muzika dhe ritmi.

“Siç thotë populli, nuk ka qenë risk që unë të isha aty në studion e “Fun Club-it në “DWTS”. Të dielën e kaluar nuk isha dot, sepse fizikisht nuk ndihesha mirë, ndërsa këtë radhë ndodhem në Itali, në një event për shqiptarët, ndaj do të flasim nga ky ekrani i vogël këtu. Ju përshëndes të gjithëve. Unë, për veten time, e kam shijuar, aty e zbulova që kërcimin e bëkam vetëm për qejf. Kur më thonë “bëje kështu me rregulla”, nuk qenka gjëja ime, nuk e ndjej shumë, sepse të mbash mend hapat, pastaj t’i numërosh ato… Unë jam mësuar t’i çoj këmbët ku më thotë muzika dhe ku të më çojë ritmi, por gjithsesi, ia besoj profesionin balerinëve, që qenka shumë i vështirë, shumë impenjues dhe ju uroj të gjithëve më të mirën. Unë do jem në skenë gjithmonë kur kam diçka për të dhënë”,- u shpreh Elvis Pupa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: