Nga: Eneida Cakerri
125 gr çokollatë e zezë
150 gr gjalp
2 vezë
120 gr sheqer
2 lugë kakao
120 gr miell
175 gr krem djathi
250 gr salcë kosi
50 gr sheqer
1 vezë
1 lugë gjelle niseshte
1 vanilje
Shkrijmë gjalpin dhe në të shtojmë çokollatën e zezë dhe e trazojmë deri sa të shkrijë. Rrahim sheqerin me vezët dhe shtojmë gjalpin me çokollatën. Sitim edhe miellin me kakaon, e trazojmë dhe masën e shtojmë në një tavë të lyer me gjalp dhe miell.
Rrahim kremin e djathit me salcën e kosit me niseshten, vaniljen, vezën dhe 50 gr sheqer. Ia shtojmë kekut të çokollatës dhe e ngacmojmë me një kunjë nga lart. E vendosim në pjekje me 180 gradë për 20-25 minuta.
