Shqipëria barazoi pa gola ndaj Serbisë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit. Mesfushori i kuqezinjve, Juljan Shehu tha se ekipi meritoi fitoren.
“Dua të përgëzoj çunat, sepse dhamë gjithçka në fushë. Meritonim fitoren. Humbëm një penallti, por futbolli i tillë është. Vazhdojmë përpara. Silvinjo na dha detaje për ndeshjen dhe në përgëzoi. Na tha që kemi ndeshjen tjetër dhe të jemi të fokusuar aty.
Mora një goditje në 10 minutat e para dhe pas kalimit të minutave, u shtuan dhimbjet. Në fund nuk doja të rrezikoja për ekipin”, u shpreh Shehu
