Nga kampionati brazilian jemi mësuar të shohim shpesh gola të bukur, pasi klasi i futbollistëve na e mundëson këtë. Kjo që ka ndodhur këtë herë, i ka habitur të gjithë pasi nuk ka të bëjë me ndonjë supergol, por me një pritje, për më shumë jo nga një portier.

Në një ndeshje të kampionatit brazilian, një sulmues pasi ka marrë topin në kufijtë e zones, ka tentuar të shënojë gol. Kjo pa sukses sepse topi ka përfunduar mbi kuadrat. Gjithsesi edhe pse portieri që ishte në fushën e lojës nuk ka mundur t’a prekë topin, pasi me të drejtë s’ishte e nevojshme, krejt të kundërtën ka bërë një maskot që qëndronte mbas tabelave të reklamës.

Kur ka parë topin t’i afrohej, ka bërë një hedhje që shumë portier do t’a kishin zili, duke marrë gjithë duartrokitiet e publikut dhe duke u shndërruar në “njeriun” e ndeshjes për pritjen e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb