Numri i të vdekurve nga stuhitë dhe përmbytjet në shtetin jugor brazilian të Rio Grande do Sul që nga 29 prilli është rritur në 166, tha agjencia e mbrojtjes civile.

Sipas agjencisë, më shumë se 637,000 njerëz janë evakuuar dhe 61 janë ende të zhdukur. Rreth 2.3 milionë njerëz në 469 komuna janë prekur nga përmbytjet.

Agjencia shtoi se shteti ka humbur miliona dollarë në tregti, industri dhe agrobiznes.

Shirat që kanë goditur Rio Grande do Sul që prej 29 prillit kanë shkaktuar dëme dhe ndërprerje të qarkullimit në rrugët e shtetit. Në Porto Alegre, kryeqyteti i shtetit, situata ishte përmirësuar të hënën, por reshjet e reja të shiut që nisin të enjten kanë shkaktuar përmbytje të reja.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: