Brazili u eliminua përpara kohe nga Botërori i Katarit, teksa në fazën çerekfinale dështoi të fitonte ndaj Kroacisë. Ylli brazilian, Neymar ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se skuadra e Seleçiaos meritoi më shumë.
“Jam i shkatërruar psikologjikisht, kjo ishte sigurisht disfata që më lëndoi më shumë. U paralizova për 10 minuta dhe më pas shpërtheva në lot pa pushim. Fatkeqësisht të dhemb për një kohë të gjatë, luftuam deri në fund dhe jam krenar për shokët e skuadrës.
Ky grup e meritoi, e merituam ne, Brazili e meritoi por ky nuk ishte vullneti i zotit. Ia vlente çdo sakrificë për të ndjerë dashurinë e të gjithëve në fushë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj ndaj Selecciaos tonë. Faleminderit për gjithçka Zoti im, më ke dhënë gjithçka dhe nuk mund të ankohem për asgjë” – shkruajti ai.
(BalkanWeb)
