Brazili ka regjistruar një tjetër rast me mutacionin Omicron të koronavirusit. Ky është rasti i tretë i shënuar në vend, ndërsa bëhet me dije se është identifikuar një 29-vjeçar asimptomatik.

29-vjeçari është diagnostikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Sao Paulos pasi ishte kthyer nga Etiopia.

Me regjistrimin e një rasti tjetër, autoritetet shëndetësore në Brazil janë vënë në alarm, ndërsa kanë vënë në pikëpyetje planet për lehtësimin e kufizimeve gjatë festave.

Ndërkohë ditën e djeshme dy misionarë brazilianë në Afrikën e Jugut u diagnostikuan me këtë variant në të njëjtin aeroport.

Sakaq qeveria ka njoftuar se do të rishikohen planet për të lehtësuar masat, për shkak të variantit të ri të përhapur.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: