Brazili nuk njeh rivalë në Amerikën Latine. Mjaftojnë dy fitore dhe kalon në çerekfinale të “Copa America”. Në fakt, nga 5 skuadra të grupit, 4 kalojnë në fazën tjetër. Këtij raundi i bashkohet Seleção, e cila pas debutimit fitues ndaj Venezuelës, kapërcen edhe Perunë 4-0.

Në Rio de Janeiro është edhe nata e mbrojtësit të Juventusit, Alex Sandro, i cili në pjesën e parë hapi rezultatin, duke nënshkruar golin e tij të parë në ekipin kombëtar.

Dyfishimi nënshkruhet në pjesën e dytë nga Neymar, të cilit disa minuta më parë i ishte anuluar një penallti nga VAR (kontakt shumë i lehtë me Tapia). Everton Ribeiro shënon golin e tretë për Brazilin, shërbyer nga Emerson, pastaj Richarlison mbyll llogaritë më vonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb