Trajneri i Vllaznisë, Brdaric analizoi eliminimin në gjysmëfinalen e “Final Four” nga Egnatia.

“Ne nuk shënuam, por fillimi ishte shumë i keq për ne. Fillimi nuk kishte si të ishte më keq. Në gjysmën e dytë të pjesës së parë ishte momenti ynë më i mirë dhe donim të shënonim. Ndërsa në pjesë të dytë ne ndryshuam pak dhe provuam të kishim lojtarë të freskët në fushë që të shënonin sepse na duhej goli. Në fund të ditës 0-0 nuk ishte e mjaftueshme”, tha fillimisht Brdaric.

“Egnatia e meritoi të ishte në finale, në zonën e rreptësisë nuk patëm durimin por përsëri patëm 3-4 raste shënimi. Kur nuk gjen portën në këto ndeshje është për të ardhur keq”, tha më tej tekniku gjerman.

“Pas ndeshjes s’dua të tregoj fajet. Skuadra ishte shumë mirë i përgatitur për sot. Në futboll profesionit të nivelit të lartë çdo gjë duhet të ndodhë. Patëm shumë probleme sot në të dyja pjesët, dhe provuam ta menaxhojmë këtë nga jashtë, por fatkeqësisht nuk mundëm”.

Beson te karma?

“Nga njëra anë duhet të shohim veten tonë dhe nëqoftëse duhet të luajmë, duhet ta bëjmë shumë mirë. Sot nuk ishte e mjaftueshme aq sa bëmë. Ne mund të bëjmë shumë më mirë. Ishim të plotë, nuk patëm dëmtime, por gjatë ndeshjes u dëmtuan Krymi dhe Gruda, dy lojtarë të mirë që nuk luajtën 90 minuta. Lojtarët e tjerë u munduan ta kompensonin por nuk mundën”.

Kush e fiton kampionatin?

“Nuk ka rëndësi për mua. Unë jam i fokusuar vetëm te Vllaznia dhe unë nuk kam idenë se kush do të shpallet kampion. Më vjen keq që nuk jap përgjigje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb