Bota u shokua kur një grua e re që u fut në rrugën e mafies kalabreze shërbeu si ushqim për derra të uritur qëllimisht, por ky është vetëm një shembull i krimeve rrëqethëse që kryen mafiozët gjakatarë.

Vrasja rrëqethëse e Maria Chindamo, biznesmene vendase në Limbadi, erdhi rastësisht një vit pas vdekjes së papritur të bashkëshortit të saj, vdekje e cila i la “tokë të lirë” mafiozëve. Ajo u sulmua brutalisht dhe u masakrua para se vrasësit të copëtonin trupin e saj duke e rrotulluar një traktor mbi të dhe më pas duke ia ushqyer mbetjet e saj derrave.

Vdekja e saj në vitin 2016 ishte një pamje e shkurtër e zbulimeve tronditëse të dëgjuara në gjyqin më të madh të mafies në Itali në 30 vjet gjatë seancave të zhvilluara më parë këtë vit. Gjyqi përfshin 337 të pandehur, ku 207 prej tyre u shpallën fajtorë. Aq i thellë ishte niveli i krimit, saqë gjyqtarëve iu deshën gati dy orë për të nxjerrë vendimet në gjykatë. Mes mafiozëve, dënimet e grumbulluara u shtuan deri në 2200 vjet. U deshën 2500 policë italianë për të përfunduar hetimin me 600 avokatë dhe gati 1000 dëshmitarë. Krimet e tjera ishin thjesht rrëqethëse.

Një qenush i ngordhur ishte varur në derën e një dyqani, ndërsa vetëm disa kilometra larg, kokat e prera të dhive u gjetën në një shtëpi. Gjërat filluan të zbërtheheshin. Dhjetëra informatorë tradhtuan kodin e rreptë të heshtjes së organizatës dhe gangsterët nuk kishin më kontrollin që i bënte ata një nga më të frikshmit në nëntokën kriminale të vendit. “Bilbili” po bëhej gjithnjë e më i fortë dhe më në fund autoritetet rifituan kontrollin. Ata u dërguan me akuza që varionin nga vrasja dhe zhvatja deri te trafiku i drogës.

Gjykata dëgjoi se kartelet kriminale hodhën gjithashtu delfinët e ngordhur në pronën e një burri që refuzoi të paguante për mbrojtjen kur ajo u ofrua. Një tjetër bos u arrestua teksa punonte si kuzhinier në një restorant italian në Saint-Etienne, Francë dhe një tjetër u kap kur policia hyri në lavazhin e tij në Mynih, Gjermani. Ata ishin midis 350 anëtarëve të dyshuar të bandës së frikshme ‘Ndrangheta’ të arrestuar ndërsa Italia goditi grupin famëkeq të krimit të organizuar.

Për vdekjen e Maria Chindamo, kryeprokurori i Catanzaro, Nicola Gratteri, i cili koordinoi bastisjen, i tha Fanpage.It: “Maria Chindamo u vra saktësisht një vit pas vetëvrasjes së burrit të saj, kur nisi të postonte foto me partnerin e saj të ri. Dy ditë pas fotove, ajo u vra në një mënyrë çnjerëzore, tragjike. Ajo shërbeu si ushqim për derrat, eshtrat e saj u copëtuan me një traktor zvarritës për të zhdukur të gjitha gjurmët. Ajo u vra sepse donte të ishte një grua dhe një sipërmarrëse e lirë”.

Një nga sekretet e suksesit të mafies qëndron në atë se sa thellë është ngulitur në Kalabri, një zonë malore ku është pothuajse e pamundur që policia të sulmojë të dyshuarit pa u vënë re. Grupi përbëhet nga shumë klane më të vogla, të quajtura “ndrina”, të bazuara pothuajse ekskluzivisht në lidhjet e gjakut.

Dr Zora Hauser, studiuese e mafies në Universitetin e Oksfordit, thotë: “Fakti që ata rekrutojnë mes familjes së tyre ka qenë shumë efektiv në shmangien e zbulimit. Edhe nëse doni të dilni nga klani juaj, nuk do të dëshironi të jepni dëshmi kundër vëllezërve dhe motrave të tua, babait apo nënës tënde”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb