Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ftuar në studion e “Open” ka komentuar dëshminë e kreut të SPAK Altin Dumani ditën e sotme në komisionin e ligjeve.

Kikia u shpreh s brenda SPAK nuk ka “spajdermenë që vijnë nga qielli dhe shpëtojnë njerëzimin nga e keqja”, por tha se ata janë thjesht njerëz normalë që po përballen me “pjesën më të errët e më agresive të shoqërisë”.

Ai shtoi se shqetësimi i Dumanit për zgjatjen e mandatit është i drejtë, duke theksuar se me mbarimin e mandatit personat që sot hetohen nga SPAK mund të hakmerren nëse nuk ka një garanci sigurie për jetën e prokurorëve.

“Duhet të kuptojmë se SPAK nuk ka brenda strukturës së vetë nja 5 spiderman-ë që vijnë nga qielli dhe shpëtojnë njerëzimin nga e keqja. Njerëzit që punojnë në SPAK janë njerëz normalë që kanë marrë përsipër të bëjnë heroin e ditëve tona. Mund të kemi vërejtje pafund, por çfarë po ndodh, këta njerëz po përballen sot me pjesën më të errët e më agresive të shoqërisë. Pas 4 vjetësh atij i mbaron mandati dhe pyet me të drejtë çfarë do ndodhë me të. Çfarë do bëjnë këta të përgjimeve të sotme kur fëmijët e tij të mos jenë nën mbrojtjen e sotme?

Padyshim që ka të drejtë ta ngrejë këtë dhe do duhet që politika ta marrë në konsideratë atë që thotë për garancinë e jetës sepse nuk bëhet trimëri me jetën. Mafia ka treguar që vret. Prokurori doli dhe tregoi si dhe ku bëhet korrupsioni se nuk munden 14 njerëz të zhbëjnë tërë këtë pisllëk që ka bërë politika dhe gjithçka tjetër në 35 vite.

Çfarë tha prokurori, nuk sjellin denoncime. Prokurimet i bëjnë institucionet, duhet të kontrollojnë dhe të denoncojnë. Çfarë kërkoi sot ai, duhet të jenë shumë prokurorë për të përballuar fluksin”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb