Peshkimi me dinamit po vijon të përdoret nga individë të papërgjegjshëm të cilët objektiv të tyre kanë gjiret e Karaburunit.
Gazetari i News24, Enrik Mehmeti, thotë se një video e filmuar pak ditë më parë, pikërisht në gjirin e Shën Janit, tregon pamjet e personit që hedh dinamitin egjatë kalimit të turmës së peshqve dhe më pas mund të arrijë të mbledhë vetëm një përqindje të ulët të gjallesave që vret eksplozivi.
Si pasojë e këtyre shpërthimeve, dëmi që i shkaktohet ekosistemit është i madh si në rastin e kësaj breshke të rrallë, e cila pluskon e ngordhur, pak më pas shpërthimit pranë asaj zone.
Në këtë zonë nuk kanë munguar edhe rastet kur zhytës të shkëmbyer për peshq kanë ngelur të vrarë si pasojë e dinamitit të personave të papërgjegjshëm. Pavarësisht se nuk kanë munguar arrestimet, dënimet e lehta kanë bërë që ata por edhe të tjerë t’a vijojnë aktivitetin e tyre duke u kthyer në një shqetësim serioz.
(BalkanWeb)
