A do të linit ju fëmijën tuaj të shkojë në Mars kur ai ngulmon të shkojë me miqtë e tij? Me siguri përgjigja e prindërve është jo, thotë Jonathan Haidt në librin e tij “Brezi i Ankthit”, por duke i lënë në duar smartphone, ju i keni lënë ata tashmë. Psikologu rendit në libër të gjitha arsyet e shpjegimet pse përdorimi i tepërt i smartphonëve ka sjellë krizë të shëndetit mendor të të rinjve. Botuesja e lbrit në shqip, foli nga pozicioni i një nëne për ndikimin e smartfonëve.
Libri “Brezi i ankthit” merr në shqyrtim brezi Z, i pari që e ka kaluar pubertetin me smartphone në dorë, një portë drejt një realiteti virtual emocionues, por edhe të rrezikshëm që duket se ndikon më shumë te vajzat.
Ankthi, mungesa e gjumit, shpërqendrimi, varësia, vetmia dhe frika nga krahasimi social janë vetëm disa prej simptomave. Ndalimi i telefonave dhe rrjeteve sociale deri në moshën 14-16 vjeçare këshillohet fuqishëm.
