Prokuroria e Tiranës hedh dritë mbi shkaqet e vdekjes së 3 vjecarit Brian Spahiu pas një ndërhyrje që kreu në dhëmbë në një klinikë dentare të Tiranë dhe ngre akuza të rënda ndaj tre mjekëve dhe dy ekspertëve mjekoligjorë.

Për mjekun anestezist Roland Xhaxho të klinikës “Splendent” dhe stomatologen Marta Gina, Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg”, por gjykata caktoi ndaj tyre masën e arrestit në shtëpi. Ndaj mjekut Xhaxho rëndon akuza e vrasjes nga pakujdesia.

Ndërsa për vajzën e tij Ina Xhaxho e cila po ashtu ndodhet në masën e arrestit shtëpiak janë ngritur akuzat e vrasjes nga pakujdesia dhe mashtrimit në bashkëpunim. Të njëjtat akuza i janë komunikuar dhe mjekes Gina.

Dy ekspertë të institutit të mjekësisë ligjore, Elton Serani dhe Erindo Allo dyshohen për shpërdorim detyrë dhe po ashtu ndaj tyre është caktuar masa e arrestit në shtëpi.

Për shkak të mangësive dhe konkluzionit të paargumentuar në aktin e ekspertimit mjekoligjor të kryer nga ekspertët e mjekësisë ligjore, prokuroria kërkoi ndihmë nga Italia për kryerjen e një ekspertizë të re, rezultatet e së cilës mbërritën në Shqipëri pak javë më parë.

Grupi i ekspertëve italianë arriti në konkluzionin se: “Shoku septik i rëndë, që solli më pas insufiçencën progresive shumëorganore, është shkaku kryesor i vdekjes të pacientit të mitur Brian Spahiu.

Ekspertët konfirmuan se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që kanë trajtuar të miturin, janë konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore, të cila sollën për pasojë vdekjhen e të miturit. Sipas ekspertëve italianë i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikalepa një diagnozë të saktë. “Ndërhyrja ishte më e gjerë se sa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç dhe induksioni i anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, mes të cilëve disa me infeksion të pulpës me rreziqet që lidhen me anestezinë e përgjithshme dhe kontrollin e vështirë të infeksioneve”, theksojnë mjekët. Sipas ekspetyëve italianë fëmija është nxjerrë nga spitali në mënyrë të papërshtatshme dhe se nuk janë marrë në konsiderate rreziket që lidhet me anestezinë.

Në vijim, në akteksprtizë janë konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore, nga ana e ekspertëve të Iinstitutit të mjekësisë ligjore, ndaj të cilëve ëhstë ngritur tashmë akuzë.

“Grupi i ekspertëve italiane ka konstatuar shkelje të protokolleve mjekësore nga ana e mjekëve reanimatorë të Pediatrisë, të cilët kanë trajtuar të miturin Brian Spahiu”, njoftoi Prokuroria.

Nisur nga konkluziponet e ekspertëve, prokurporia ka nisur hetmet për veprën penale “Neglizhenca ne trajtimin mjekësor” për dy mjekë në terapinë intensive pranë Pediatrisë në Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb