ITALI-Në Itali kanë nisur përgatitjet për të ndihmuar 49 pasagjerët e ‘Norman Atlantic’ të cilët mbërrijnë në Brindisi, pasi u evakuuan dhe u vendosën në bordin e anijes ‘Fryma Tregtare e Pireut’. Sipas mediave italiane ‘në terminalin ku pasagjerët do të mirëpriten ka ardhur edhe vëllai i një prej të mbijetuarve, i cili është shqiptar dhe quhet Altin Mane. Në këtë shkrim mediat italiane përshkruajnë fjalët drithëruese dhe të Altinit, i cili thotë “Vëllai im Roberti është në atë anije. Ishim shumë të shqetësuar, e kam telefonuar atë gjatë gjithë ditës. Kemi folur shkurt në telefon për shkak të situatës në ti cilën ndodhej. Doja të dija si ishte’-shkruajnë mediat italiane….
(os.de/BalkanWeb)
