Linja ajrore British Airways dëshiron të shesë një pjesë të koleksionit të saj të artit në mënyrë që të përmirësojë financat e saj, të dëmtuara nga kriza shëndetësore.

“British Airways kërkoi një shtëpi ankandi të vlerësojë disa pjesë të ekspozuara në dhomat e pritjes së saj, përfshirë disa prej artistëve britanikë, si Damien Hirst, Peter Doig dhe Bridget Riley”, tha një burim pranë çeshtjes.

Një prej veprave është vlerësuar mbi një milion stërlina.

Gjithsej, janë 10 vepra që do të shiten.

Sipas burimit, ideja erdhi nga një punonjëse e kompanisë, i cila synon të eksplorojë të gjitha mundësitë për të ruajtur financat dhe punën e saj.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb