Shirat e dendur në Britaninë e Madhe mund të shkaktojnë rrezik për jetën dhe ndërprerje të udhëtimeve pas vdekjes së një personi dje si pasojë e rrëshqitjes se dheut, tha sot Zyra Britanike e Meteorologjisë.

Reshjet do të vazhdojnë të godasin disa pjesë të Britanisë së Madhe ndërsa paralajmërimet për shira të dendur mbeten në fuqi në të gjithë BM-në.

Zyra Met tha se ishin regjistruar 41,6 milimetra shi në 24 orët e fundit në Loftus, një qytet 20 milje (32 kilometra) larg nga North Yorkshire.

“Rreshjet mesatare mujore në maj në North Yorkshire arrijnë në 57,5 milimetra. Carlisle, në Cumbria përjetoi reshjet më të këqija, me 65,6 milimetra gjatë 24 orëve të fundit”, tha Met Office.

Agjencia e Mjedisit në BM ka lëshuar një paralajmërim për përmbytjen e lumenjve Roe dhe Ive nga Highbridge në Stockdalewath, në jug të Carlisle.

Paralajmërimi thotë se përmbytjet do të jenë të shpejta për shkak të rritjes së shpejtë të nivelit të ujit.

“Rrjedha e shpejtë e ujit mund të shkaktojë rrezik për jetën”, paralajmëroi Zyra Met.

Reshjet e dendura të shiut mund të shkaktojnë gjithashtu vonesa dhe anulime të shërbimeve të transportit publik, kushte të vështira drejtimi dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb