Qeveria britanike sot lëshoi alarmin e kuq të emergjencës kombëtare për një valë të të nxehtit në Angli, pasi vendi pritet të ballafaqohet me motin e tij më të nxehtë në histori.

Agjencia e sigurisë shëndetësore e Britanisë së Madhe, grupi qeveritar i monitorimit të shëndetit dhe sigurisë, rriti paralajmërimin për shëndetin mbi nxehtësinë për Anglinë në maksimum, në nivelin 4, pasi temperaturat pritet të arrijnë në 40 gradë Celsius këtë fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme. Zyra e motit po ashtu lëshoi alarm të kuq.

“Temperaturat ekstreme, ndoshta rekorde, pritet të përfshijnë pjesën lindore dhe veriore të vendit në fillim të javës së ardhshme”, tha shefi i Shërbimit kombëtar të motit, Paul Gundersen.

“Netët mund të jenë jashtëzakonisht të ngrohta, veçanërisht në zonat urbane. Kjo mund të çojë në ndikime të gjera te njerëzit dhe infrastruktura. Prandaj është e rëndësishme që njerëzit të planifikojnë për nxehtësinë dhe të marrin në konsideratë ndryshimin e rutinës së tyre. Ky nivel i nxehtësisë mund të ketë pasoja negative për shëndetësinë”, tha Gundersen.

Alarmi i kuq i nivelit të katërt, niveli më i lartë i mundshëm për një emergjencë të nxehtësisë, u shpall mëngjesin e sotëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb