Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë folën këtë mëngjes pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit gjatë natës, sipas një zëdhënësi nga Zyra e Kryeministrit Britanik.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz i bëjnë thirrje Iranit dhe Izraelit të tregojnë përmbajtje, pasi dënojnë programin bërthamor të Iranit dhe – në këtë kontekst – “riafirmojnë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i ka kërkuar Iranit dhe Izraelit të “tërhiqen dhe të ulin tensionet urgjentisht”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha në një deklaratë se sulmet ajrore izraelite janë një “provokim i qartë që shpërfill ligjin ndërkombëtar”.

Omani , i cili po ndërmjetëson bisedimet bërthamore Iran-SHBA të dielën, tha se “e mban Izraelin përgjegjës për këtë përshkallëzim dhe pasojat e tij”.

Arabia Saudite ka dënuar sulmet ajrore të Izraelit, duke thënë se ato “përbëjnë një shkelje të qartë të ligjeve dhe normave ndërkombëtare”.

Dhe Kina ka thënë se është thellësisht e shqetësuar për sulmet dhe i ka kërkuar Izraelit dhe Iranit të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm.

Ambasadori i Izraelit në OKB pritet të japë një përditësim mbi sulmin e mbrëmshëm në orën 16:00 BST . Dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet gjithashtu sot për të diskutuar situatën, raporton Reuters, pasi Irani i bëri thirrje atyre për një takim urgjent.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb