Kryeministri britanik, Keir Starmer, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar pranon kërkesën e SHBA-së për të përdorur bazat e saj ushtarake, në operacionin që ka ndëemarrë me Izraelin kundër Iranit.

Ai konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar nuk është ende e përfshirë në sulmet e vazhdueshme SHBA-Izrael ndaj Iranit.

Megjithatë, Starmer vazhdon duke thënë se SHBA-të tani do të përdorin bazat ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar.

“Partnerët tanë në Gjirin Persik na kanë kërkuar të bëjmë më shumë për t’i mbrojtur ata dhe është detyra ime të mbroj jetët britanike.

Ne kemi avionë luftarakë britanikë në ajër si pjesë e operacioneve të koordinuara mbrojtëse të cilat tashmë kanë interceptuar me sukses sulmet iraniane.

Por e vetmja mënyrë për të ndaluar kërcënimin është shkatërrimi i raketave në burim – në depot e tyre të magazinimit ose në lëshuesit që përdoren për të qëlluar raketat.

SHBA-të kanë kërkuar leje për të përdorur bazat britanike për atë qëllim specifik dhe të kufizuar mbrojtës.

Ne kemi marrë vendimin për ta pranuar këtë kërkesë – për të parandaluar që Irani të lëshojë raketa në të gjithë rajonin, duke vrarë civilë të pafajshëm, duke vënë në rrezik jetën e britanikëve dhe duke goditur vendet që nuk janë përfshirë.”

Starmer nuk thotë se cilat baza specifike do të përdoren.

Duke iu drejtuar përshkallëzimit në Lindjen e Mesme në një mënyrë më të gjerë, ai thotë se Mbretëria e Bashkuar “nuk do t’i bashkohet veprimeve ofensive tani”, por “po mbështet vetëmbrojtjen kolektive të aleatëve tanë dhe popujve tanë në rajon”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb