BRITANI E MADHE-Më shumë se 250 shkolla janë mbyllur sot në Britaninë e Madhe për shkak të dëborës së madhe që ka rënë në të gjithë vendin.

Fëmijët kane shijuar pejsazhet e bukura dhe kanë luajtur me njeri-tjetrin, por bora ka shkaktuar edhe kaos në udhëtim dhe ne rrjetin e transportit, aeroportet u mbyllën dhe rrugët u bënë të pakalueshme.

Njerëzit po përballen edhe me vështirësi të mëdha për shkak të akullit dhe dëborës së madhe në veri të vendit. Yorkshire, Staffordshire, Lancashire dhe Cumbria janë zonat më të goditura nga moti i keq dhe Marsi duket me shume si dimer sesa pranverë.

Moti i keq parashikohet të vazhdoje dhe në ditët në vazhdim.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb