Autoritetet britanike kanë ngrirë të hënën të gjitha llogaritë bankare të transmetuesit shtetëror rus, “Russia Today” (RT), raporton Anadolu Agency (AA). Në faqen e web-it të RT-së shkruhet se vendimi i bankës NatWest që është e lidhur me grupin “Royal Bank of Scotland”, është marrë pa ndonjë sqarim.

Kryeredaktorja e televizionit me seli në Moskë, Margarita Simonyan, e publikoi lajmin përmes llogarisë së saj në Twitter.

“Llogaritë tona bankare në Britani janë bllokuar. Të gjitha. Vendimi nuk mund të ankimohet. Rroftë liria e shprehjes”, kishte shkruar ajo.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: