Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Britanik, Keir Starmer në një intervistë në në Sky News mëngjesin e sotëm ka përsëritur se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte informuar për planet e SHBA-së për të sulmuar Venezuelën.
Kur u pyet nëse e konsideronte operacionin si të suksesshëm, Darren Jones u përgjigj: “Gjëja e parë që duhet thënë është se ishte një operacion amerikan. Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e përfshirë në asnjë mënyrë, ne nuk ishim të informuar paraprakisht. Pra, nuk është detyra jonë të gjykojmë nëse ishte i suksesshëm apo jo. Këtë e thonë amerikanët.”
Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri britanik, Keir Starmer fillimisht deklaroi se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e përfshirë në aksion. Ndërsa më tej shtoi: “Ne e konsideronim Maduron si një president të paligjshëm dhe nuk derdhëm asnjë lot për fundin e regjimit të tij.”
