Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar një mesazh për kryeministrin britanik Keir Starmer në llogarinë e tij në Truth Social.
Ai u shpreh se Mbretëria e Bashkuar “më në fund po e mendon seriozisht” dërgimin e dy transportuesve të avionëve në Lindjen e Mesme, por duket se Trump e ka refuzuar ofertën.
“Nuk kemi më nevojë për to”, shkroi ai.
“Nuk kemi nevojë për njerëz që bashkohen në luftëra që i kemi fituar tashmë”, përfundoi Trump mesazhin e tij.
