NGA ILIR SINANAJ

Disa kërkues në universitetin e Bristol-it në Mbretërinë e Bashkuar kanë eksperimentuar së fundmi një teknike për të prodhuar rryma elektrike duke përdorur diamante artificiale. Këto të fundit vendosen në afërsi të burimeve radioaktive. Shkencëtarët dhanë një demonstrim të këtij eksperimenti duke përdorur një lloj radioaktiv të metalit nikel.

Kërkuesit duan ta çojnë një hap më tej punën e tyre, duke eksperimentuar me shufra karboni që përdoren në impiante bërthamore. Shufrat e karbonit pasi përdoren maksimalisht në impiantet bërthamore, kthehen në shufra radioaktive me përmbajtje Karbon-14. Këto shufra përbëjnë një problem mjedisor, pasi janë mbetje radioaktive dhe duhet të depozitohen diku. Gjithashtu dekompozimi përgjysmë i materialit radioaktiv karbon apo gjysmë-jeta, është rreth 5700 vjet. Pra duhet një kohë jashtëzakonisht e gjatë që këto shufra karboni të bëhen të padëmshme.
Britanikët drejt krijimit të një baterie që nuk harxhohet për mijëra vjet
Kërkuesit e Bristolit mendojnë të marrin pjesën e jashtme të këtyre shufrave radioaktive të karbonit, dhe nëpërmjet temperaturave të larta duan të mbledhin në formë gazi, Karbon-14. Më tej këtë gaz, nëpërmjet trysnive dhe temperaturave të larta, planifikojnë ta kthejnë në diamant artificial radioaktiv, i cili është në gjendje të prodhojë rryma elektrike. Më pas ky diamant planifikohet të mbështillet me një shtresë diamanti jo radioaktiv për të ndalur rrezatimin.

Kërkuesit përllogarisin, se me këtë proces, një 1 gram Karbon-14 mund të prodhojë energji në sasinë 15 J (xhul) në ditë. Por kjo është një sasi e vogël krahasuar me energjinë që prodhon një bateri e zakonshme me peshën 20 gramë, sasi kjo që shkon në 700 J/g. Ndërkaq, kjo bateri e zakonshme prodhon energji vetëm për 24 orë. Ndërsa bateria e diamantit radioaktiv, përllogaritet të ketë prodhuar gjysmën e energjisë vetëm pas rreth 5700 vitesh.

Shkencëtarët e këtij projekti shprehen se kjo bastia e diamantit radioaktiv mund të përdoret nëpër satelite dhe nëpër anije kozmike, në një të ardhme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: