Trajneri i njohur, Mirel Josa bëri komentin e tij për situatën e sulmit të kombëtares, në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.
Josa tha në Sport News në News 24 se Broja është i nevojshëm për Shqipërinë, por duhet të përmirësohet, ndërsa i sugjeroi atij që të largohet nga Chelsea.
“Broja- Ne kemi nevojë shumë për të. Ai duhet të përmirësohet, diçka e tillë mund të arrihet nëse luan. Ai duhet të largohet nga Chelsea. Duhet të zgjidhet problemi i tij. Duhet të shkojë diku në mënyrë përfundimtare.
Kemi shkuar me Dakun apo Asanin, janë lojtarë të mirë. Problemi është si do vendosemi ne ndaj Serbisë, pasi cilësia e tyre është shumë e lartë.
Duhet të kemi kujdes me lojtarët e krahut, kujdes në përzgjedhjen e tyre, se kush duhet të luajë apo jo.
