Armando Broja e mbylli sezonin përpara kohe. Sulmuesi shqiptar u dëmtua në ndeshjen miqësore ndaj Aston Villas, duke shqetësuar të gjithë stafin e Chelseat. Vetë lojtari kuqezi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se do të rikthehet së shpejti.

“I shkatërruar që 2022-ën ta mbyllim në këtë mënyrë. Ka qenë e vështirë të përpunosh gjithçka gjatë ditëve të fundit, por jam i vendosur të kthehem edhe më i fortë dhe më i mirë se më parë.

Secili ka udhëtimin e tij drejt majës, kjo është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen. Faleminderit të gjithëve që keni dërguar mesazhe mbështetjeje. Do të thotë shumë. I vlerësoj të gjithë. Do të kthehem së shpejti” – Tha ai.

Broja
Broja

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: