Emri i Brojës po qarkullon fuqishëm këto ditë në Serie A, në një kohë kur ekipe si Milan e Roma janë në kërkim të një qendërsulmuesi të ri. Merkato e “djallit” nuk është mbyllur ende, pavarësisht se janë afruar shumë lojtarë, Milan mbetet në kërkim të një qendërmbrojtësi, një anësori të majtë dhe një sulmuesi. Për zëvendësuesin e Oliver Giroud ka risi, pasi sipas Sky Sport drejtuesit e Milanit po bëjnë sondazhe me Juven për Moise Kean. Kuqezinjtë kanë përpiluar një ofertë për Kean, transferim në formë huazimi për 5 milionë euro, me të drejtë blerje.

Në Torino askush këtë verë nuk është i pashitshëm, aq më tepër Kean, por drejtuesit e Juves do të preferonin më shumë një shitje përfundimtare. Në fakt, e ardhmja e Kean, por mbi të gjitha e Brojës, është shumë e lidhur se si do të përfundojnë negociatat e Chelsea dhe Juves për shkëmbimin Vlahovic-Lukaku. Nëse në Londër do të zbarkojë sulmuesi serb, atëherë Chelsea pritet të lë të lirë Armando Brojën.

Sipas SportMediaset: Broja për momentin është opsioni i parë i Milanit për fazës sulmuese, për të zëvendësues Giroud. I vetmi dyshim që drejtuesit e Milanit kanë është forma e tij fizike, Broja vjen pas një dëmtimi shumë të rëndë, ku dhjetorin e shkuar këputi ligament e gjurit. Kujtojmë që Chelsea dhe Milan kanë ndërtuar një marrëdhënie shumë të mirë, ku vetëm këtë verë nga Londra erdhën dy lojtarë, Pulisic dhe Loftus Cheek. Pista tjetër e Milanit, Hugo Ekitike i PSG, është ndërlikuar shumë pasi drejtuesit e klubit francez kërkojnë të përfshijnë Ekitike në tratativat për të marrë Kolo Muani nga Frankfurt.
(BalkanWeb)
