Pavarësisht se nuk po kalon një sezon të mirë, shumë larg formës fizike dhe plot dëmtime, Armando Broja u grumbullua nga Sylvinho, për ndeshjen jetike me Poloninë. Trajneri i njohur, Ard Mema i ftuar në Sport News në News 24 tha se sulmuesi kuqezi duhet të gjejë një zgjidhje për karrierën e tij, pasi për momentin, asgjë nuk po shkon si duhet me të.
“Ai duhet të rifillojë diku ku mund të luajë dhe mos të ketë dëmtime. T’i marrë në kurriz gjërat. Ka qënë te Chelsea dhe këto, por duhet t’i kuptojë disa gjëra. Unë mendoj që ai lojtar duhet të “ndezë motorët”. Nëse vijon kështu, do vazhdojë e njëjta situatë dhe do ikin vitet”- tha Mema.
