Nga: ZONJA VJOLLCA*

800 gr brokoli

3 lgj gjalpë

2 lgj miell

500 ml qumësht

Kripë

Piper i zi

Arrë moskat

80 gr djathë pice

100 gr djathë gorgonxola

2 lgj djathë parmixhano

3 lgj peksimadhe

Ngrohim furrën paraprakisht në temperaturën 200 gradë. Në një tenxhere me ujë të vluar me kripë vendosim brokolin ku e ziejmë për 3-4 minuta, më pas e largojmë duke e vendosur atë në ujë të ftohtë për të ndaluar procesin e zbutjes. Në një tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin e trazojmë për 2 minuta dhe e shuajmë me qumësht ose me lëngun e brokolit ose 50 % lëng – 50 % qumësht për të përgatitur beshamelin. E trazojmë mirë që të mos na bëhet kokrra-kokrra dhe e rregullojmë me kripë, piper dhe arrë moskat. Pasi ta largojmë nga zjarri shtojmë djathin e picës dhe gjysmën e djathit gorgonxola. Në një tavë të lyer me gjalpë dhe të spërkatur me peksimadhe shtrojmë lulet e brokolit, i mbulojmë me beshamel duke vendosur sipër dhe disa copëza gorgonxola. Trazojmë dy lugë peksimadhe me 2 lugë djathë parmixhano të grirë dhe pudrosim komplet sipërfaqen e tavës dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: